Të gjithë sytë ishin mbi të në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë gjatë së shtunës ku Kendall Jenner i mahniti të gjithë me elegancën e saj në premierën e filmit “120 beats per minute”.
E veshur me një fustan të shkurtër të bardhë me një bisht gjigand që përkundej nga era, krijim i markës Giambattista Valli, modelja e famshme dukej praktikisht si një perëndeshë e vërtetë.
Por teksa të gjithë admironin këmbët e saj të gjata e të tonifikuara, një gjë dukej se nuk shkonte. Jenner kishte zgjedhur që sandalet e saj ngjyrë argjendi t’i vishte me një palë çorape najloni të shkurtra.
Në pamje të parë e gjitha kjo duket si një gafë mode, megjithatë, ndonëse vërtet e çuditshme, ylli i pasarelës mesa duket kërkon të nisë një trend të ri.