Metropolitan > Celebrity

Belen ka përgjigjen epike për ata që thonë se është xheloze për Stefano-n

Belen Rodriguez dhe ish-bashkëshorti i saj Stefano De Martino, pak ditë më parë ishin pjesëmarrës në të njëjtin spektakël televiziv ku u duk se çdo gjë shkoi për së mbari. Por, sipas disa mediave italiane në fakt gjërat nuk kanë shkuar vaj.

Disa dëshmitarë kanë bërë me dije se Belen është xhindosur për shkak se Stefano ka qenë në prapaskenë në shoqërinë  e një vajze mjaft të bukur. Madje thuhet se disa persona pranë saj monitoronin vazhdimisht balerinin në dhomën e zhveshjes dhe i raportonin bukuroshes argjentinase.

Fjalë të tilla sigurisht nuk i kanë ardhur për shtat prezantueses së famshme e cila është përgjigjur nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruan: “Po, patjetër!!! Edhe unë pash Gabriel Garko-n në shoqërinë e 5 rinocerontëve që i këndonte ninulla një gomari fluturues!”

Artikuj të ngjashëm