Metropolitan > Celebrity

Kemi një mbretëreshë të re bikini në Festivalin e Kanës

Festivali i Kanës është eventi artistik më hot në botë. Dhe si mund të mos jetë, kur pranë gjendet një prej bregdeteve më të preferuara të turistëve dhe të ftuara janë gratë më seksi të ekranit dhe internetit?

Ndër momentet më të paharrueshme të festivalit ishte kur Brigitte Bardot- asokohe fama e saj nuk kishte kapur kulmin-pozoi me bikini në bregdet, duke u kthyer në një prej imazheve më të njohura në historinë e këtij festivali.

Që atëherë, vit pas viti, yjet e kthyen në traditë të pozuarit me bikini para fotografëve.

Aktorja Jayne Mansfield ishte qendra e vëmendjes në Festivalin e Kanës të vitit 1964.

Edhe vitet e fundit, personazhet më të përfolura në showbiz janë ato që ndiqen nga paparacët në Kanë dhe fotot e tyre në plazh shpërndahen kudo në media dhe rrjetet sociale.

Vitin që shkoi Bella Hadid ishte mbretëresha e bikinit në Festivalin e Kanës.

Por këtë vit, një prej vajzave me fizikun më të hatashëm në planet, Emily Ratajkowski, po i çmend të gjithë me format e saj me një bikini bojëqielli. Modelja më e famshme e rrjeteve sociale është shumë në formë edhe pa filtrat e Instagram-it, ndaj këto foto të kapura nga paparacët pushtuan mediat dje dhe sot.

Epo, që kur pamë Emily-n në tapetin e kuq të Kanës këtë vit, duhej ta kishim pritur.

 

Yes we CANNES 🖤 @peter_dundas

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata) on

Artikuj të ngjashëm