Çfarë po ndodh rreth nesh > Bota

Zbardhet vdekja e rokerit: Takoi fansat dhe më pas vari veten

Vdekja e rokerit Chris Cornell në moshën 52-vjeçare tronditi botën e artit gjatë së enjtes dhe sot, një ditë më pas, mësohet zyrtarisht së bëhet fjalë për një vetëvrasje. Sipas dëshmitarëve, vetëm 60 minuta përpara se të gjendej i vdekur, vokalisti i grupit Soundgarden ndodhej në skenë ku dhe ishte takuar me fansat e tij.

Thuhet se Cornell ishte sjellë në mënyrë shumë të përzemërt dhe u kishte thenë atyre se i donte si dhe kishte pozuar për disa fotografi. Më pas ai ishte larguar drejt hotelit ku dhe u gjet i vdekur. Bashkëshortja e artistit rrëfeu se kur kishin folur në telefon, ai mezi i nxirrte fjalët dhe kishte pranuar se kishte pirë një ose dy medikamente kundër ankthit, që thuhet se kanë si efekte anësore paranojën apo mendimet për vetëvrasje.

Ishte vetë Vicky ajo që ngriti alarmin pasi foli me Cornell-in në telefon. Truprojat u futën me forcë në dhomën e artistit dhe e gjetën të pajetë në tualet. Mësohet se Chris Cornell është vetëvarur dhe autopsia e plotë pritet të zbulojë shkaqet që e çuan drejt aktit të rëndë.

Burimi: Daily Mail

Artikuj të ngjashëm