Si jetojmë > Udhetim

Të huajt s’e harrojnë dot Dhërmiun: Ndër plazhet më të rekomanduara

Ata që kanë vizituar Dhërmiun verën e shkuar, kanë patur patjetër përshtypje shumë të mira, përderisa po e rendisin ndër plazhet më të bukura në Europë.

Lexuesit e “The Guardian” kanë përzgjedhur plazhet jashtë Britanisë që do të rekomandonin këtë verë, mes të cilave renditet edhe Dhërmiu, destinacioni më i preferuar i Vlorës.

Shumë lexues rekomandojnë kampingun në këtë bregdet, ku mund të gjejmë pjesë ku ka gurë, por edhe zona ku bregdeti është ranor.

Lexo këtu cilat janë plazhet më të pëlqyer të turistëve sipas "The Guardian"

Gjatë viteve të fundit Dhërmiu bashkë me plazhe të tjerë përreth; Llamani; Jala; Palasa, e shumë të tjerë, kanë qenë më populloret dhe jo vetëm për shqiptarët. Edhe vitin që shkoi, Dhërmiu u rendit ndër destinacionet më të mira të verës nga media si: “The Telegraph” apo “Skyskanner”.

Krahas Drymades-it (emri grek i Dhërmiut), bregdete të tjerë të preferuar janë plazhi i Marzamemit në Siçili, bregdeti i Vietri sul Mare-s në Amalfi, plazhi i Nas-it në Ikaria, Greqi, si edhe më i preferuari nga të gjithë, plazhi i Texel-it në Hollandë.

Texel, Hollandë

Artikuj të ngjashëm