Anabel > Showbiz dhe TV

Mos ndoshta Majku u bë baba?

Ata patën një lidhje relativisht të shkurtër dhe u ndanë pak pas publikimit të lajmit se ajo ishte shtatzënë. Sot, Majlinda Zeka solli në jetë djalin e saj dhe ishte vetë ajo që e bëri publik lajmin e gëzueshëm në Instagram.

 

Qdo sakrifice per ty ja vlen! Mire se erdhe ne jete Roan 🌎 ime... Falemnderit Allah 🙏🏼💙

A post shared by Majlinda Zeka (@majlindazeka1) on

“Çdo sakrificë për ty ia vlen! Mirë se erdhe në jetë Roan!”- shkroi ajo në përshkrimin e fotove të vogëlushit të porsalindur. Menjëherë vërshuan komentet e urimit si për Majlindën, ashtu edhe për Majkun, që thuhet se mund të jetë babai i fëmijës.

Mirëpo, reperi i njohur nuk ka bërë asnjë reagim, ashtu siç nuk reagoi pas lajmeve të shumta në fillim të shtatzënisë. Ai nuk u është përgjigjur asnjë prej komenteve ku urohej për fëmijën, por ndërkohë ka falenderuar fansat që e përgëzonin për këngën e re, gjë që na bën të dyshojmë se ai mund të mos jetë vërtetë babai i vogëlushit të sapoardhur në jetë.  

Artikuj të ngjashëm

. .