Si jetojmë > Social Buzz

Mund të themi pa frikë se fotot e kësaj bebeje po çmendin Instagramin!

Një foshnjë e lindur me flokë dhe tipare krejtësisht të bardha, ka pushtuar rrjetet sociale për shkak se të gjithë ata që e kanë parë, e kanë lidhur pamjen e saj me personazhin kryesor të 'Game of Thrones', bukuroshen Daenerys.

Vogëlushja nga Mississippi shokoi familjen e saj kur e pa që kishte lindur me të tillë ngjyrë flokësh, që ngjante krejtësisht me një ëngjëll. Kur nëna e saj 27-vjeçare ka postuar foton e vajzës, brenda pak minutash ka pushtuar internetin, por të shumtë kanë qenë ata që e kanë akuzuar për përdorim të fotoshopit.

Në fakt, doktorët kanë pohuar se vogëlushja vuan nga albinizmi i pjesshëm, i cili prek vetëm 5 nga 100.000 njerëz në SHBA dhe Europë. Pavarësisht gjendjes së saj, mësohet se foshnja e lindur në fillim të muajit gëzon shëndet të plotë.

“Kur vumë foton e saj në rrjetet sociale, nuk po e kuptonim pse të gjithë po e shpërndanin kaq shumë. E gjithë vëmendja ishte tek ajo dhe nuk rreshtnin së krahasuari me yllin e serialit të famshëm të 'Game of Thrones'.”- është shprehur e ëma. Praktikisht ky është bebi për të cilën po çmendet i gjithë Instagrami.

Burimi:'Daily Mail'

Artikuj të ngjashëm

. .