Anabel > Showbiz dhe TV

Noizy po tenton po sikur nuk po i ecën me Rihanna-n

Ai është padyshim një prej reperëve më të suksesshëm në Shqipëri dhe së fundmi po tenton të depërtojë edhe në tregun ndërkombëtar të muzikës pasi nënshkroi një kontratë me kompaninë “Universal”.

Mirëpo kjo nuk e ndalon Noizy-n të jetë një fans, për më tepër kur bëhet fjalë për një emër si Rihanna. Diva e muzikës publikoi së fundmi një seri fotosh ku reklamon bashkëpunimin e saj me markën e bizhuterive luksoze Chopard, dhe Noizy duket se nuk i ka rezistuar dot.

“Nuse.”- shkruan ai me humor në foton e Rihanna-s, duke treguar kështu edhe preferencat e tij kur vjen puna tek vajzat. Siç mund ta shohim, nuk ka shumë pretendime.

Artikuj të ngjashëm