Festa e parë e vitit në pallatin e Buckingham-it, u mbajt nga mbretëresha Elizabetë të martën dhe mund ta merrni me mend sa elegant mund të jetë një event i tillë. Në një nga 3 festat e kopshtit, të planifikuara për këtë vit, menuja konsistonte në 20.000 sanduiçë, 20.000 pjesë torte dhe sigurisht nuk mund të mungojnë 27.000 filxhanë klasikë çaji.
Në sezonin e festës së hapur, të organizuar nga familja mbretërore, mbretëresha do të presë rreth 30.000 të ftuar. Por fatmirësisht, ajo nuk ka ndërmend t’i takojë të gjithë personalisht.
Princ Philip, William dhe Kate Middleton janë gati për t’i pritur të gjithë. Si mund të konceptohet një festë e tillë pa një kod të caktuar veshjeje? Grave u është kërkuar të vishen me fustane të thjeshtë dhe të freskët, të shoqëruar me kapelat tipike. Përpos klasit dhe thjeshtësisë që detajet e tyre transmetojnë, kjo festë është frymëzim për çdo event të tillë që mund të keni në mendje.
Përshtatur nga Architectural Digest