Metropolitan > Celebrity

The Rock ka historinë më gallatë të humbjes së virgjërisë!

Në një intervistë për revistën Elle, ish-keçisti dhe aktori i njohur Dwayne Johnson, i njohur si The Rock, rrëfeu për herë të parë publikisht historinë e humbjes së virgjërisë dhe... ishte thjesht epike!

Sa për sqarim, Dwayne shprehet se ishte goxha i aftë në aktin e dashurisë, ndonëse e kishte për herë të parë. Por, siç rrëfen dhe ai vetë, do të kishte qenë më mirë sikur të mos ishte ndërprerë nga policia. Johnson tregoi se një palë drita të forta ndërprenë gjithçka dhe pastaj u dëgjua zëri i një polici që thoshte: “Zonjushë, a jeni mirë? Mund të vini deri tek makina?”

Aktori shpjegoi se e dashura e tij u vesh dhe shkoi tek makina e policisë ku e pyetën nëse po sulmohej. Ajo u tregoi policëve se Dwayne ishte i dashuri i saj. “Ishte një makth... Disa histori janë të bukura, e imja jo!”- rrëfeu Johnson.

Burimi: Cosmopolitan

Artikuj të ngjashëm