Për të gjithë adhuruesit e çokollatës ka një lajm të mirë. Sipas një studimi të kryer kohët e fundit, ajo ndihmon shumë në ekuilibrimin e tensionit të gjakut.
Njerëzit të cilët vuajnë nga tension i lartë, kanë mungesë të theksuar magnezi, i cili ka aftësinë ta ulë tensionin dhe të bëjë rregullimin e qarkullimit të gjakut. Çokollata e zezë dhe kakaoja janë të pasura me këtë element dhe konsumi i tyre do t’ju ndihmojë shumë.
Në vendin tonë, numri i njerëzve që vuajnë nga hipertensioni rritet çdo ditë e më tepër. Përveç çokollatës së zezë, mjekët gjithashtu rekomandojnë dhe bajamet, të cilat duhet të konsumohen në masën 100 gramë.