Me ardhjen e pranverës, krahas garderobës frymëzohemi të bëjmë edhe disa ndryshime në mënyrën si grimohemi, duke përdorur ndshta një buzëkuq me ngjyrë të ndezur apo ndonjë ton sysh pastel.
Por, këtë pranverë në fokus duket se do të jenë qerpikët pasi në rrjetet sociale, po shtohen gjithnjë e më shumë fotot e vajzave me qerpikë në ngjyra nga më të ndryshmet si blu, jeshile dhe lejla. Me thuajse aspak mundim por me impakt të lartë, një rimel me ngjyrë është një strategji e thjeshtë dhe shumë efektive për të nxjerrë në pah sytë.
Dhe për ju që doni një look të tillë po që tërheq më pak vëmendje, mudn të aplikoni rimelin me ngjyrë në majat e qeprikëve dhe në fund të kaloni një furçë rimeli të zi, për të arritur një efekt të llojit ombre.
Burimi: Byrdie