Si jetojmë > Shtepia VIP

Shtëpia e re e Kylie Jenner është praktikisht një ëndërr me mure

Teksa pret që të përfundojnë punimet në shtëpinë e saj në Hidden Hills, Kylie Jenner ka vendosur të qëndrojë për disa kohë në vilë “modeste” në Beverly Hills që do t’i kushtojë plot 125 mijë dollarë në muaj.

Shtëpia e re e 19-vjeçares ka 5 dhoma gjumi, 7 tualete dhe një pamje të jashtëzakonshme të kanioneve.

Në një hapësirë prej 560 metrash katrorë dhe një kopsht prej 1.5 hektarësh, prona gjithashtu përfshin një fushë tenisi, një pishinë, vreshta dhe një fushë golfi.

Kjo është shtëpia e tretë e Kylie Jenner-i, e cila nisi të jetojë e vetme në vitin 2015 në shtëpinë që tasghmë po mundohet ta shesë. Ndërsa në tetor të 2016-ës ajo bleu për 12 milionë dollarë shtëpinë që është në proces rinovimi. Jo keq për një 19-vjeçare.

Burimi: Daily Mail

Artikuj të ngjashëm

. .