Metropolitan > Cyber Fun

Instagram-i sapo u shndërrua në Snap Chat!

Prezanton filtrat e e fytyrës.

Nëse deri më tani nuk keni pasur një profil në Snap Chat sepse ishit rehat me Instagram-in tuaj, atëherë zëreni se u bëtë edhe me Snap Chat. Instagram prezantoi gjatë ditës së martë opsionet më të reja të filtrave dhe gjejeni pak: Janë totalisht si filtrat e fytyrës të Snap Chat-it.

Nga ekuacionet matematike tek veshët e lepurushëve, Instagram prezantoi një sërë filtrash argëtues që i bashkangjiten fytyrave që shfaqen në kamera gjatë fotove apo xhirimeve të videove në Insta Story.

Këta filtra aksesohen duke shtypur butonin e ri që shfaqet anash atij të regjistrimit në Insta Story. Disa opsione të reja janë gjithashtu:

Hashtag-et që mund t’i bashkangjiten postimeve si sticker-a.

Furçën  fshirëse

Dhe videot që luajnë mbrapsht.

Burimi: Cosmopolitan

Artikuj të ngjashëm