Nëse më parë zgjatej në përshkrime sesi duhej të ishte një vajzë që ta bënte për vete, tani Ledri Vula ka vetëm dy fjalë:
“Femër natyrale.”
Kështu u përgjigj tek “50 pyetjet” nga “Prive”, i pyetur se ç’lloj femrash i pëlqejnë.
Thonë se shijet tona ndikohen nga partneri: të jetë sepse e dashura e tij e re, Sara, është një vajzë me look-un tipik “natyral”, pa shumë make up, jo ekstravagante dhe e kolme?
Ish-të dashurat e famshme të Ledrit kanë stil krejt tjetër. Tuna, Dafina Zeqiri e më pas, e dashura e përfolur Angela Martini, edhe për shkak të daljeve të shpeshta mediatike janë të kuruara deri në detaj duke iu nënshtruar edhe kirurgjisë estetike: Dafina Zeqiri ka ndërhyrë në hundë, buzë dhe gjoks; Tuna ka ndërhyrë tek buzët dhe forma e hundës e po kështu Angela Martini.
Një vit më parë, të njëjtës pyetjeje Ledri iu përgjigj:
“Më parë më pëlqenin vajzat e bukura. Tani kërkoj njeriun e mirë, njeriun me të cilin shkon shoqëria, biseda, ato që kanë energji pozitive.”