Metropolitan > Kinema & TV

Damiano shkel rëndë një rregull dhe kësaj radhe i duhet një avokat!

Pjesëmarrja në TV Klan, shkelje e kontratës

Damiano rrezikon të hidhet në gjyq nga Top Channel për shkelje kontrate, pas pjesëmarrjes së tij në emisionin “Xing” të Ermal Mamaqit që transmetohet çdo të shtunë në televizionin “Klan”.

Burime për Anabel.al nga Top Channel bëjnë të ditur se Damiano ka shkelur kontratën ligjore me televizionin, ku specifikisht sqarohet se asnjë konkurrent i "Big Brother-it" nuk mund të dalë në asnjë ekran tjetër pa lejen e televizionit për një periudhë kohore 1-vjeçare.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur, se ish-konkurrenti i "Big Brother 9" nuk respektoi televizionin që pas daljes, pasi refuzoi ftesën në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, ndryshe nga të gjithë konkurrentët e tjerë.

Nga informacionet e Anabel.al, të përmendura edhe në shkrimin tjetër për shfaqjen e Damianos në TV Klan (lexo këtu) , pjesëmarrja e konkurrentit me banim në Suedi, në një media konkurrente, nuk u konsiderua si “prishje kontrate”, pasi përgjatë gjithë intervistës, nuk është përmendur as televizioni Top Channel dhe as emri i emisionit “Big Brother”.

Por ky arsyetim konsiderohet ‘i palogjikshëm” për burimet tona në Top Channel, të cilat këmbëngulin se ish-konkurrenti nuk ka paraqitur asnjë kërkesë zyrtare, por ka vepruar me kokën e tij. Rrjedhimisht ka shkelur një marrëveshje të firmosur përpara se të hynte në shtëpinë e "Big Brother-it".

Në këto 9 vite "Big Brother", është hera e parë që një banor guxon të shfaqet në një televizion tjetër, për më tepër në një televizion konkurrent. Ish-banorët e "Big Brother-it" janë intervistuar gjithmonë në media: dikur revista “Anabel” ka patur në kopertinë dy prej banoreve të spikatura në edicione të ndryshme, menjëherë pas daljes së tyre nga Big Brother, por gjithmonë ka pasur një rakordim të banorit dhe medias me produksionin e “Big Brother-it.”

Me sa duket, këtë radhë, Damiano nuk do të ketë nevojë për mbështetjen e publikut, por për një avokat të mirë.

 

Artikuj të ngjashëm