Kampung Perangi në Indonezi nuk ishte aspak destinacioni i preferuar i turistëve, derisa drejtuesit vendorë vendosën t’i bënin një transformim radikal. Që atëherë, turistët po turren drejt këtij fshati.
Ishte një investim i mençur në stilin e Ramës: me vetëm 23 mijë dollarë për bojë, u kthye në fshatin më shumëngjyrësh në rajon, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e medias. Është pak a shumë si historia e shndërrimit të Tiranës, por në një nivel shumë më gjithëpërfshirës.
Praktikisht nuk ka asnjë ndërtesë në Kampung Perangi që të mos ketë ngjyra.
Tani që njerëzit po dynden drejt fshatit të tyre, vendasit po përjetojnë një lulëzim ekonomik nga shitja e suvenirëve dhe ushqimit për turistët. Aq mirë po u ecën, sa bashkia ka ndërmend të investojë 31 milionë dollarë për restaurimin e zonës, që do të përfshijë akoma më shumë bojë si edhe pastrimin e lumit.