Moda > Anabel Picks

Sekretet e stilit të meshkujve më ‘hot’ të showbiz-it shqiptar

Ndonëse zakonisht janë vajzat e showbiz-it ato që tërheqin më shumë vëmendje përsa i përket stilit, nuk mund ta mohojmë se disa prej djemve të famshëm që shohim në ekran apo në rrjetet sociale, kanë një stil të padiskutueshëm që meriton më shumë vëmendje. Zbuloni më poshtë emrat e piketuar nga Anabel.al dhe çfarë ju duhet për të pasur stilin e tyre.

 

Ledri Vula

Ledri, padyshim një prej djemve më ‘hot’ të showbiz-it dallohet për stilin e tij kryesisht casual dhe obsesionin me ngjyrën e zezë. Ledri Vula me xhaketë të zezë lëkure... 10 me yll!

Anabel.al sugjeron:

Xhaketë lëkure Philipp Plein

E gjeni në butikun Delirium Man (rruga "Brigada VIII")

Noizy

Badboy-n e showbiz-it mund ta shihni përgjithësisht me veshje casual dhe sportive si bluzat me kapuç që i shkojnë më së miri për shtat edhe rolit të reperit. Por mjafton një këmishë e bardhë që Zin-i të shndërrohet menjëherë në zotëri chic.

Anabel.al sugjeron:

Xhaketë sportive Philipp Plein

Këmishë Michael Kors

I gjeni në butikun Delirium Man (rruga "Brigada VIII")

Robert Berisha

Duke marrë parasysh fizikun mbresëlënës, Robert Berisha i veshur me një t-shirt të ngushtë pas trupit padyshim është një kënaqësi për sytë. Por prisni derisa të shikoni të veshur me një kostum dhe do të ndryshoni mendje!

Anabel.al sugjeron:

Xhaketë Versace Collection

E gjeni në Delirium Man (rruga "Brigada VIII")

Endrit Mërtiri

Falë kontaktit të vazhdueshëm me botën e modës, fotografi Endrit Mërtiri është shndërruar padiskutim në një prej personazheve me më shumë stil të showbiz-it. Që nga bluzat me printe tek këpucët e atletet super cool, Mërtiri nuk zhgënjen kurrë.

Anabel.al sugjeron:

T-shirt Versace Collection

Atlete Versace Collection

E gjeni në butikun Delirium Man (rruga "Brigada VIII")

Capital T

Reperi i famshëm prej të paktën tre vitesh ka tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendje me stilin e tij të guximshëm.

Capo eksperimenton vazhdimisht me veshjet e tij por nga një gjë duket se nuk do të heqë dorë kurrë: Xhaketat bomber.

Anabel.al sugjeron:

Bomber Versace Collection

E gjeni në butikun Delirium Man (rruga "Brigada VIII")

Alban Ramosaj

Këngëtari që momentalisht po çmend vajzat shqiptare dallohet për stilin e tij retro alla James Dean. Me xhaketat e lëkurës, xjhinset e grisura dhe gambalet që janë kaq në modë, Albanit i mungon vetëm një motorr i tiji që të na çmendë njëherë e mirë.

Anabel.al sugjeron:

Gambale Robert Clergerie

E gjeni në butikun Delirium Man (rruga "Brigada VIII")

Artikuj të ngjashëm

. .