Nëse ju pëlqen të grimoheni dhe të eksperimentoni me makeup-in, me siguri e dini mirë sa e vështirë mund të jetë të gjesh tonalitetin e duhur të buzëkuqit nude.
Por edhe njëherë, shkenca ka ardhur në ndihmën tonë për të na e bërë jetën më të thjeshtë. Sipas ekspertëve mund të gjeni ngjyrën ideale të buzëkuqit duke krahasuar ngjyrën e tij me atë të thithkave të gjoksit. Sa më e përafërt ngjyra, aq më shumë do t’ju shkojë buzëkuqi. Dr. Travis Stork, i ftuar në emisionin “The Doctors”, tha se në këtë rast ‘natyra e di më mirë çfarë na përshtatet’.
Prandaj herën e ardhshme që do të jeni gati për të blerë një buzëkuq me ngjyrë neutrale për buzët, gjeni mundësinë të krahasoni alternativat e zgjedhura me thithkat. E garantuar që do t’ju shkojë. Është e provuar shkencërisht!
Burimi: Daily Mail