Dashuri dhe seks > Tradhëtia

Nëse nuk silleni mirë, gratë do t’ju tradhtojnë në këtë moshë

Nëse keni menduar se pas martese gratë s’kanë nga shkojnë më, na vjen keq t’ju themi që gaboheni rëndë. Në fakt, pikërisht pas martese gratë ka më shumë gjasa të tradhtojnë. Mosha mesatare që gratë zgjedhin të ngushëllohen diku tjetër është 37 vjeç.

Rreth 8 vjeç pas moshës mesatare të martesës, 29. Sipas një studimi publikuar nga Maxim dhe Playboy, gratë irlandeze tradhtojnë më shpejt, rreth 3.6 vjet pas martese, gratë amerikane presin mesatarisht 8.5 vjet për të tradhtuar dhe një nga shkaqet e tradhtisë, është se dashuria ka vdekur. “Burrat nuk i japin vëmendjen dhe respektin që meritojnë.

Mbase vazhdojnë ta duan partnerin, por shkëndija është zhdukur nga martesa e tyre,” theksohet në studim. Cilado qoftë arsyeja, të paturit një lidhje jashtëmartesore mund të ndihmojë gratë e martuara të rizbulojnë gjallërinë për jetën, sensualitetin dhe pasionin fizik që mund t’u mungojë. Nevoja për kënaqësi seksuale është një karakteristikë që miliarda njerëz e kanë të përbashkët, pavarësisht gjithë diferencave që mund të kenë.

Artikuj të ngjashëm

. .