Beauty > Thonjtë

Thonjtë si kristal kripe janë këtu për t’i zënë vendin thonjve mermer

Përshëndetje dhe mirë se erdhët në epokën e artit të thonjve që çdo muaj na sjell në Instagram një trend të ri që zgjat për pak javë për të përjetuar më pas një vdekje të qetë. Dhe pas trendit të mermerit, tashmë është radha e thonjve që imitojnë kristalet e kripës dhe që çuditërisht duken kaaaq bukur.

Thonjtë si kristale kripe (si kristale të mëdha domethënë), kanë ngjashmëri të madhe me ato që imitojnë mermerin, por ndryshe nga ngjyrat tradicionale të mermerit (e bardhë, e zezë dhe gri), vijnë përgjithësisht në ngjyrë rozë ose lejla të lehtë.

Pra, bëjini një screenshot për takimin e radhës tek estetistja.

Burimi: Style Caster

Artikuj të ngjashëm