Si jetojmë > Shtepia VIP

Fqinj me Brad-in: Shtëpia e re e Angelina-s është magji në çdo kuptim!

Aktorja ka vendosur të ndërrojë shtëpi dhe vila që ka zgjedhur nuk mund të ishte ndryshe nga pritshmëritë e saj. Më e bukura e gjithë kësaj është se vetëm pak larg vendit ku ajo do të jetojë bashkë me fëmijët, ndodhet shtëpia e Brad Pitt-it. Ish-çifti duket se më në fund e ka ndarë mendjen të jetojë afër, të paktën për hir të fëmijëve. Kështu aktori do ta ketë më të thjeshtë t’i takojë ata.

Vila ku diva e  “Girl Interrupted” do të jetojë, ka një vlerë rreth 19 milionë dollarë. Një hapësirë gjigande prej 6 dhomash ndodhet vetëm 2 milje larg shtëpisë së ish-bashkëshortit të saj në Los Angeles. Shtëpia e re ka rreth 10 tualete, një palestër dhe një pishinë të madhe në pjesën e jashtme. Përveçse duket që ky vend është ambienti perfekt për të kaluar kohë si një familje  e vërtetë, pamjet e shtëpisë së re, të përcjellin vetëm paqe.

Pjesa e jashtme e 10 tualeteve të vilës

 

Hapësira e brendshme e tualeteve

 

Një nga ambientet e kopshtit
Sa bukur! Që tani mund t'i imagjinojmë të gjithë së bashku tek luajnë në këtë copëz parajse, ku nuk mund të kalosh keq kurrsesi.

 

Pishina
A mund të mungojë Brad teksa fëmijët përpiqen të mësojnë notin pa babanë e tyre? Joo, kështu që Angie e ka menduar kaq mirë këtë punë.

 

Ambientet e relaksit
Këtu, gruaja më e bukur në botë do të kalojë kohë me miqtë e saj, ose me ish-in. Gjithçka mund të ndodhë!

 

Salloni i ndenjjes

 

Burimi:'Mirror'

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

. .