Moda > Anabel Picks

Sapo zbuluam këpucët e ëndrrave tuaja!

Nëse qoftë edhe një herë të vetme në jetën tuaj keni pasur një palë këpucë që ju kanë vrarë këmbët, atëherë me siguri e dini rëndësinë e këpucëve të mira. Këmbët janë themelet që na mbajnë, ndaj nëse duhet të shpenzoni për diçka, ajo diçka bën mirë të jetë këpucë.

Dhe me këpucë të mira, e kam fjalën për ato që quhen investim, jo thjesht shpenzim: këpucë artizanale, me lëkurë cilësore dhe pamje të rafinuar. Ndaj nëse keni pikërisht këto tri elemente në mendje, atëherë edhe ju ashtu si ne, do të marroseni pas këpucëve Santoni, të sjella ekskluzivisht në Tiranë nga “Richmond Luxury Boutique”.

Emri prestigjioz i këpucëve artizanale italiane, i identifikueshëm prej shollës dhe pjesës së brendshme portokalli, prej disa dekadash është shndërruar në emrin e preferuar të fanatikëve të këpucëve kudo nëpër botë dhe nuk është e vështirë të kuptohet arsyeja.

Marka Santoni ka lindur në rajonin Marche në Itali, i njohur botërisht si vendi i gjenezës së këpucëve cilësore artizanale italiane. Kompania e themeluar në vitin 1975 nga Andrea Santoni, vijon të mbetet në pronësi të familjes së tij dhe vijon të ndjekë më fanatizëm metodat tradicionale të këpucë-bërjes nga artizanët mjeshtra, duke filluar nga sholla e qepur me dorë, e deri tek lëkura e krokodilit e pikturuar nga studentët e shkollave të artit të rajonit.

Këpucë me lëkurë krokodili
Photo courtesy of Santoni

Megjithatë, tradicionaliteti qëndron vetëm tek mënyra e prodhimit të këpucëve, sepse kur bëhet fjalë për dizajnin, Santoni është në një hap me tendencat botërore të modës: Fermat kanë mundësinë të zgjedhin nga modelet më “in” të momentit, si shapkat (mules) saten apo ato stil gladiator, ndërsa meshkujt mund të eksperimentojnë me ngjyra nga më të ndryshmet, një tipar dallues i Santoni-t ky nga kompanitë e tjera të këpucëve të luksit.

 Por mos shpresoni të gjeni në këto këpucë logo që “ulërasin” emrin e markës. Vetë filozofia e markës Santoni rrotullohet rreth klasit, rafinimit e cilësisë dhe nëse i ke këto të treja, nuk ke nevojë ta dëshmosh me një logo: ajo që është vërtet e mirë nuhatet!

Kristi Tashi
Redaktore Mode
Ina Omuri
Fotografe

Artikuj të ngjashëm

. .