Si jetojmë > Beje Vete

Truket e thjeshta dhe të sigurta për të qenë të bukura në çdo moshë

Gjatë gjithë kohës jemi në kërkim të produkteve dhe kremrave çudibërës, për të patur rini të përhershme teksa vitet kalojnë. Por studimet e fundit kanë treguar se për çdo dekadë, duke filluar nga të 20-at tona, ekzistojnë disa truke të cilat duhet t'i aplikojmë me patjetër.

Dushe të vakta në të 20-at!
Rekomandohet që vajzat e kësaj moshe, në vend që të shpenzojnë paratë e tyre në produkte kozmetike pafund, të cilat kanë efekte dëmtuese për lëkurën e cila është ende delikate, të bëjnë shpesh dushe të vakta, pasi kjo do të rigjenerojë, lëkurën dhe flokët e tyre. Nëse jeni konsumuese të duhanit, lëkura juaj do ta humbasë bardhësinë tipike që çdo vajzë në të 20-at, ka.
Shumë ujë në të 30-at!
Eksperimentet kan vërtetuar se ajo për të cilën gratë kanë nevojë sapo hyjnë në të 30-at është shtimi i konsumimit të ujit. Zakonisht në këtë periudhë të jetës së tyre, shumë femra i drejtohen botoksit apo zgjedhjeve alternative të këtij lloji, por është ende shumë herët për këtë. Ajo që këshillohet në këtë periudhë është të bëhet kujdes me përdorimin e make up-it, që mund të shtojë rrudhat fare lehtësisht. Kujdes gjithashtu gratë e kësaj moshe duhet të bëjnë me ushqimet që konsumojnë, pasi janë një ndër përcaktuesit kryesorë për freskinë dhe pastërtinë e lëkurës suaj. Rrathët poshtë syve për shembull, shkaktohen nga dieta e varfër dhe gjumi i keq që mund të bëni.
JO sheqer në të 40-at!
Kur keni arritur të 40-at, duhet të merrni urgjentisht masa, pasi lëkura juaj do të tregojë se sa po kujdeseni për të. Në këtë periudhë, është koha që ju të investoni për produkte shumë cilësore, kozmetike dhe jo vetëm. Duhet patjetër të hiqni dorë nga duhanpirja dhe sheqeri, pasi ato kanë aftësinë të tërheqin mineralet e çmuara të fytyrës dhe shkaktojnë plakje të parakohshme. Gjithashtu këshillohet një gotë verë në ditë, por kini parasysh që të mos kalohet masa!

Burimi:'Daily Mail'

 

Artikuj të ngjashëm

. .