Karl Lagerfeld do vërtet që të vishni sandale gladiatorësh. Stilisti i famshëm i Chanel-it prezantoi së fundmi koleksionin Cruise 2018 në Paris dhe çdo look shoqërohej nga sandalet me lidhëset e gjata në ngjyra nga më të ndryshmet.
Nga skenografia tek veshjet, i tërë koleksioni kishte referenca nga Greqia e lashtë, përfshirë sigurisht edhe këpucët në fjalë, që pritet të bëjnë namin edhe këtë verë.
Megjithatë nëse ende nuk jeni të sigurta për lidhëset deri tek gjuri, mund të provoni edhe një model deri tek kyçi. Lagerfeld-it nuk do t’i mbetet hatri me siguri.
Burimi: WhoWhatWear