Healthy & Fit > Shendeti i Gruas

Pas luftës së nënës me kancerin, 18-vjeçari krijon sutjenat paralajmëruese

Sutjenat 'vetëeksploruese', ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes

Një adoleshent nga Meksika ka dizenjuar sutjenat që mund të kapin më herët shenjat e kancerit, krijim i cili mund të shpëtojë jetën e shumë grave. Sutjenat "vetëeksploruese", siç i ka quajtur kompania, përmbajnë rreth 200 sensorë, të cilët mund të dallojnë nëse ka diçka që nuk shkon në gjoksin tuaj.

Sipas Telegraph, për krijimin e tyre, adoleshentit i lindi ideja pas sëmundjes së nënës së tij, e cila 2 herë rradhazi iu nënshtrua kirurgjisë për heqjen e tyre.
Sutjenat duhet të vishen vetëm një orë në të gjithë javën, kështu që ato nuk do të ndikojnë aspak në rutinën e ditës suaj.

Sapo sensorët puthiten me sipërfaqen e gjoksit, ai paraqet të dhënat në kompjuerin apo smartphone-in tuaj, vetëm nëpërmjet Bluetooth-it. Nxehtësia që sensorët përmbajnë, ka aftësinë për të parë nëse ekzistojnë qeliza vdekjeprurëse dhe japin menjëherë sinjalin që tregon se diçka nuk shkon. Ky novacion mund të shpëtojë jetën e qindra grave, duke parandaluar sëmundjen që në hapat e para të saj.

Artikuj të ngjashëm