Vajzat shqiptare njihen për pasionin e tyre për të bukurën dhe ky pasion ushqehet nga sallonet e bukurisë, që tashmë janë kudo. Një ndër profesionet më të kërkurara të momentit si për femra edhe për meshkuj, është grimi profesional. Me gjithë ngarkesën e tregut me njerëz që e ofrojnë këtë shërbim, ende ka mundësi shumë të mira punësimi dhe pse jo të hapjes të një biznesi personal. Të punosh me të bukurën është një nga gjërat që të fal më shumë kënaqësi, por çfarë e dallon një grimier të vërtetë?
Pasioni, talenti, puna dhe shkollimi i duhur.
Falë sallonit New Look Tina, më në fund në Tiranë po bëhen kurse profesionale për grimierë, me trajnime të niveleve të ndryshme, që zgjasin rreth dy ditë secili.
I ftuari, i cili jep mësim për kursantët, është Gabrelle Brunelli, drejtori kreativ i MAKE UP FOR EVER në Itali.
Gabriele jo vetëm është shumë i talentuar dhe me një eksperiecë shumë vjeçare, por është një mësues i lindur. Ai ka dashamirësinë dhe durimin të ndihmojë personalisht çdo kursant, që nga mënyra e mbajtjes së furçës e deri te rikrijimi i pamjeve të ndërlikuara.
Kjo është një mundësi shumë e mirë edhe për ata që e kanë grimin pasion ose kanë dëshirë për të mësuar, por nuk kanë ndërmend ta ndjekin si profesion.
Trajnimi fillon me shpjegimin në teori dhe më pas kursantët aplikojnë teknikat e mësuara.
Jo vetëm kjo por në përfundim kursantët përfitojnë çertifikatë nga MAKE UP FOR EVER dhe një libër me udhëzime të detajuara, të përkthyera në shqip.
Në muajt në vazhdim trajnimi do të ripërsëritet, kështu që qëndron të vëmëndshëm në faqen e instagramit dhe fb, për të rezervuar vendin tuaj.