Makinat llogaritëse janë shpikja më gjeniale e njerëzimit. Mund të bëjnë përllogaritje që në jetën e vërtetë mund të të hanë gjithë ditën, në vetëm pak sekonda. Megjithatë qënia njerëzore është e tillë, sa më shumë ta llastosh me shpikje të këtij lloji, aq më shumë do kërkojë. Prandaj dhe gjithmonë kemi patur rezervat tona me makinat llogaritëse të telefonave iPhone.
Duhet të jemi të fokusuar aty, të mos mendojmë apo bëjmë asgjë tjetër, se një numër i gabuar dhe gjithë përpjekjet tona shkojnë në djall. Por sigurisht që mendjet e ndritura që fshihen pas këtyre shpikjeve teknologjike do kishin menduar për diçka të tillë, vetëm se harruan të na e thonë. Mund të fshini gabimet që bëni gjatë llogaritjeve! Po po.
Duhet të vinte kjo ditë dhe një perdorues shumë bujar i Twitter-it të na tregonte sekretin më të madh të të gjitha kohërave. Gjithçka duhet të bëni është të rrëshkisni gishtin mbi numra aq herë sa doni të fshini diçka, sin ë videon e publikuar më poshtë. Faleminderit @censoredialogue. Shpresojmë një ditë të ta shpërblejmë këtë të mirë.
PSA: you can backspace on the iPhone calculator pic.twitter.com/sBJMlANDNJ
— CENSORED dialogue (@censoredialogue) May 3, 2017
Burimi: Refinery29