Hëna e re e muajit prill mund të ketë tërhequr vëmendjen tuaj. Nga zgjedhjet që do t’ju ofrohen këtë muaj, do të pëlqeni disa prej tyre. Por do t’ju shfaqen gjithashtu shumë pengesa, që do ta bëjnë të vështirë veprimin në këtë moment. Pengesa do të jetë kryesisht te çështjet financiare. Mundësia më e mirë do jetë 1 nëntori dhe hëna e plotë e 4 nëntorit. Kështu që mos e humbni shpresën, sepse pengesat janë të përkohshme.
Kur astrologët studiojnë mundësitë dhe opsionet e ujorit, mbajnë parasysh planetet Saturn dhe Uran. Dhe duke qenë se do të jenë në kombinim me njëri-tjetrin këtë muaj, ky është lajm i mirë. 18 maji do jetë dita më e mirë e këtij muaji, që do t’ju japë mundësinë të çoni deri në fund ëndrrat tuaja. Por njëkohësisht edhe t’i financoni ato, duke qenë se do të krijoni siguri financiare. Me shumë mundësi, do ndihmoni një grup që ka patur dëshpërimisht nevojë për vëmendjen e njerëzve të tjerë. Hëna e plotë në akrep në 10 maj do të shënojë një moment lumturie, duke qenë se do të ndriçojë shtëpinë e dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve. Keni bërë kaq shumë punë vitet e fundit, sa do të merrni shpërblimin që ju takon dhe që do t’ju kënaqë. Intervista e fundit që keni dhënë do japë gjithashtu produktin e saj.
Në një pjesë shumë të vendosur të tij, Plutoni do të krijojë hapësirën për të shprehur kreativitetin dhe individualitetin që ju dallon si shenjë. Pavarësisht angazhimeve të shumta, do të gjeni gjithashtu kohë për romancë. Në 21 prill, Marsi hyri në shtëpinë e dashurisë për të qëndruar aty deri në 4 qershor. Deri atëherë do të jeni në humor për romancë dhe dashuri. Nëse jeni ndier të padukshëm këto kohë, Marsi do t’ju sigurojë sharmin dhe admirimin për të bërë vete shumë njerëz dhe për të rënë në sy. Një hënë e re është shumë e fuqishme, prandaj aspekti romantik do të ndriçohet. Beqarë ose të lidhur, nuk ka rëndësi. Kjo do jetë periudha që do merrni më shumë vëmendje dhe do të ktheni koka kudo që të shkoni.
Fillimi i muajit mund ta gjejë shenjën tuaj duke udhëtuar, falë hënës së re në shenjën e Demit, e cila u shfaq më 26 prill, influenca e së cilës do të ndikojë pozitivisht tek ju. Ndoshta as vetë nuk e keni shumë të qartë se ku do të shkoni, por pikërisht kjo është pjesa më e bukur e udhëtimeve. Si Peshk që jeni, jeni fleksibël dhe spontanë, kështu që këto lloj gjërash sigurisht që bëjnë për ju. Ky muaj gjithashtu mund të sjellë kontrata për të nënshkruar, por përpiquni t’i mbyllni këto punë para gjysmës së dytë të muajit, afër datës 20 ose 25 maj. Mundësitë që do t’ju vijnë në fushën tuaj të komunikimit, do të shkëlqejnë këtë muaj.
Plutoni, përveçse do të jetë aktiv, do të jetë shumë miqësor ndaj shenjës suaj, kështu që nga ana financiare, do të ndiheni të shpërblyer. Gjithçka që keni mësuar nga karriera juaj do të fillojë tanimë t’i japë frytet e veta. Këtë muaj, do t’ju jepet mundësia të drejtoni radion tuaj apo ndonjë spektakël televiziv, ose ndonjë fushatë publiciteti. Në vazhdim, udhëtimet me më shumë rëndësi do t’i bëni në mes të muajit maj, fal hënës së plotë.
Kësaj here do të jetë një udhëtim më shumë se interesant. Në hënën e plotë të 10 majit, do të shkoni diku ku duhet të keni me vete pasaportën për ta parë atë vend. Hëna e plotë do të ndriçojë shtëpinë tuaj të nëntë të njerëzve të panjohur dhe vendeve të huaja, kështu që edhe nëse nuk jeni diku jashtë vendit, mund të jeni në bisedime e sipër me ndonjë partner apo kompani të huaj me të cilën po bashkëpunoni. Ky muaj do t’i kushtojë gjithashtu vëmendje, familjes dhe shtëpisë. Mund të jeni duke pastruar, lyer apo duke ndërruar shtëpinë. Marsi ndodhet në sektorin tuaj të shtëpisë, ndoshta sepse këto kohë po merreni me të, ose familjarët tuaj do të vijnë t’ju vizitojnë dhe të qëndojnë me ju. Nëse ju nevojiten para pë të çuar përpara një projekt, drejtojuni bankës. Hëna e re më 25 maj, do ta bëjë shtëpinë tuaj të duket kaq komode. Nëse po planifikoni për pushime, hëna e re do t’ju vijë në ndihmë dhe gjërat do të ndodhin sa hap e mbyll sytë. Karriera juaj do të shkojë më së miri këtë muaj, edhe pse disa herë, ju mendoni se po bëni gjithçka gabim, por jo.