Shëndeti > Shendeti i Gruas

Antibiotikët gjatë shtatzënisë: Rreziku i abortit që vjen prej tyre!

Një studim i ditëve të fundit, sugjeron që antibiotikët e zakonshëm mund të dyfishojnë rrezikun e abortit nëse merren në muajtë e parë të shtatzënisë. Kërkimi i detajuar, i cili përfshiu rreth 90.000 shtatzëni, ka vërtetuar riskun në rritje që vjen nga konsumimi i tyre.

Ekspertët tregojnë se risku më i madh qëndron te gratë që përdorin antibiotikë pa e ditur që janë shtatzënë. Mjekët po bëjnë kujdes t’i japin barnat në masën e duhur, bazuar në gjendjen aktuale të secilës. Rreth 16% e grave që kanë dështuar rezultuan të kenë përdorur më parë ilaçe të tilla.

Gjatë muajve të  shtatzënisë, infeksionet, aq më tepër ato të urinës, janë shumë të përhapura dhe si të tilla, kanë nevojë të kurohen me antibiotikë. Të pyetur rreth kësaj, mjekët kanë pohuar se barnat me të cilat luftohet ky lloj infeksioni nuk përbëjnë asnjë rrezik për beben.

Fatkeqësisht, një ndër 4 shtatzëni përfundon në abort pikërisht për shkak të përdorimit të një grup të caktuar antibiotikësh. Përpos kësaj, një tjetër faktor që ndikon në përkeqësimin e kësaj është gjendjeje, është mosha. Më të riskuara janë gratë shtatzëna mbi 45 vjeç.

Burimi:'Telegraph'

 

Artikuj të ngjashëm

. .