Si jetojmë > Beje Vete

Gjashtë mënyra për t’u bërë të famshmit e Instagram-it!

Fitoni mijëra ndjekës në pak kohë!

Ka mbi 700 milionë përdorues aktivë në Instagram të cilët janë gjithashtu ndjekësit tuaj potencialë. Rrjetet sociale, sidomos Instagrami, janë kthyer jo vetëm në një mjet komunikimi, por edhe në një mënyrë për të bërë para. Ajo që duhet të dini të bëni është ta ktheni profilin tuaj në një markë personale. Dhe A-ja e këtij procesi janë fotografitë e duhura. Për të marrë maksimumin e ndjekësve shqiptarë, por edhe të huaj, po ju tregojmë gjashtë mënyra si të bëni fotografinë perfekte.

 

Njerëzit i dashurojnë lulet!

 

Pavarësisht si janë kompozuar, ato do duken gjithmonë bukur. Këshilla jonë është që t’i shkrepni nga sipër në një sfond të bardhë, në mënyrë që të dalë në pah ngjyrat e shumëllojshme.

 

Ji vetvetja

 

Njerëzve u pëlqen të shohin personalitetin dhe atë çfarë jeni në të vërtetë. Versioni i rregullua me filtra nuk është dhe aq interesant. Duhet pak rrëmujë, shkujdesje, e qeshur me shpirt dhe lëvizje.

 

Bëjini fotot plot me dritë dhe bardhësi

 

Specialistja  e Instagramit, Emily Henderson, thotë që fotografitë duhet të kenë dritë, edhe nëse duken pak të zbehta. Më mirë një fotografi me shumë dritë, por pak detaje, sesa një fotografi e errët.

 

Mbajini fotografitë e prapaskenave për Insta Story

 

Shkrepjet që postoni duhet të jenë më të mirat që keni realizuar. Ato të prapaskenës mund t’i postoni në Insta Story. Në këtë mënyrë njerëzit do njihen me procesin që është dashur të kalohet për të arritur në një fotografi perfekte.

 

Bëni pyetje!

 

Nëse doni të rrisni angazhimin e ndjekësve, shoqërojeni postimin me një pyetje. Mund të këshillë ose një detaj rreth jetës së tyre. Pyetjet duhet të jenë të shkurtra dhe të ëmbla.

Filtrat duhet të jenë të thjeshtë!

Mënyra më e mirë për të ndriçuar fotografitë është me aplikacionet Afterlight dhe Colorstory, ndërsa opsionet që duhet të rregulloni, janë ndriçimi dhe saturacioni. Mundohuni që fotografitë t\i shkrepni nga poshtë.

Artikuj të ngjashëm

. .