Nostalgjia mund të jetë një emocion shumë i fuqishëm. Ndonjëherë të gjithë duam të arratisemi nga jetët shumë impenjative të të rriturve dhe të kthehemi në kohët e arta të rinisë dhe fëmijërisë, prandaj dhe gjithnjë e më shumë njerëzit rikrijojnë momente speciale të shkrepura në fotografi shumë vite më pas. Për të përjetuar edhe njëherë ndjesitë e fotografisë.
Zakonisht fotot e shkrepura shumë vite më vonë përfshijnë pulovra të leshta dhe ngërdheshje të çuditshme, por babai dhe djali, tashmë të dy burra, kanë zgjedhur të risjellin një moment të tyre duke u larë në vaskë dhe rezultati të themi nuk ishte aq simpatik.
Djali i zhveshur qëndronte sipër të atit dhe interneti ka reaguar në të gjitha mënyrat e mundshme. Disa e kanë quajtur argëtues, të tjerë janë shprehur më skeptikë. “Të dy jemi rritur pak,” shkruan i biri, Tyler Walker në fotot e publikuara në Facebook. Vërtet? Nuk e vumë re...
Burimi: Mirror