Kur je aq seksi sa Aurela Hoxha, nuk habitemi aspak që dy vëllezërit e saj më të mëdhenj madje dhe e ëma e kritikonin shpesh për veshjen. “Kur kam qenë e vogël më thoshte mami ‘Nuk është e mundur të kesh bezdi rrobat. Se unë nuk vishja kanotjere, por direkt bluzen,” tregon blogerja për Fatmën dhe Aulonën.
“Të jem realiste nuk është se i kam shumë qejf. Po kur u rrita dhe bëja foto me Endritin, më thoshte, ‘po s’ke faj moj motër se nuk të shkojnë’.” Për vëllezërit e saj nga ana tjetër ka qenë pak më e vështirë ta përtypnin këtë dëshirë të motrës së tyre për të veshur pak rroba. “Nga veriu, më të mëdhenj, pjesën e veshjeve nuk e kuptonin. Por fatmirësisht duke njohur karakterin tim dhe duke i bërë krenarë në çdo aspekt tjetër, e kanë pranuar këtë gjë jo me dëshirë shumë të madhe. Edhe para rrjeteve sociale unë kisha dëshirë të vishesha kështu. Ne iknim te tezja dhe unë vishesha me pantallona shumë të shkurtra.”
Me krenari Hoxha tregoi se familja dhe njeriu i zemrës heqin dorë nga këto pakënaqësi të vogla kur njohin karakterin e saj. “Njësoj si me familjen ndodh edhe me personin e zemrës. Fati i mirë është se kur ke dikë që të njeh në krah, ai di gjithçka tënden dhe nuk e ndien si problem veshjen.”