Si jetojmë > Beje Vete

5 gjëra që mund të përdorni për flokë të shëndetshëm, në kushte shtëpie!

Majat e djegura janë kaq të besdisshme por gjëja e fundit nga e cila do hiqnim dorë është pjastra. Por ekzistojnë disa produkte krejtësisht natyrale që të gjitha mund t'i përdorim si mënyrë alternative për të patur flokë të shëndoshë. Dhe lajmi më i mirë i gjithë kësaj është se këta çudibërës gjenden në shtëpinë e gjithsecilës nga ne, duke na kursyer kështu, një dorë të mirë parash.

Vaji natyral!

Përdorimi i vajit, rigjeneron flokun. Përdoreni atë para se të laheni. Bëni një miksim të vajit të kokosit, të ullirit dhe aplikojeni këtë përzierje në flokët tuaj. E mira është ta mbani këtë për rreth 1 deri në 2 orë. Majat e djegura nesër do të zhduken.

Majoneza!

Majoneza kryen funksionin e balsamit perfekt për flokët. Gjithçka duhet të bëni është ta aplikoni atë në pjesët më të dëmshme, pra në fundet e flokëve dhe mbajeni për rreth 40 minuta. Këtë trajtim mund ta bëni 2 herë në javë.

E verdha e vezës!

Shpesh kemi dëgjuar se veza mund të bëjë mrekullira me flokun tonë, por gjithmonë e kemi lënë "për një herë tjetër". Kur në fakt është shumë e thjeshtë. Mjafton ta merrni të verdhën e vezës dhe të masazhoni skalpin tuaj. Më pas lëreni rreth 30 minuta para se ta shpëlani.

Banania!

Merrni një banane, pak qumësht dhe pak të verdhë veze dhe përziejini deri sa të krijoni me to një maskë. Nëse keni flokë të thatë, mund të shtoni dhe pak mjalt. Rezultatet do t'ju mahnisin.

Birra!

Ku ka birrë ka gjithmonë festë! Përfitimet e saj mund t'i ndiejmë kudo dhe përdorimi i saj në flokë është një mrekulli. Do ta vëreni këtë sapo t'i spërkatni majat e djegura me birrë. Lërini flokët ashtu për rreth 20 minuta dhe më pas shplajini me ujë të bollshëm.

Artikuj të ngjashëm