Ne femrat njihemi për faktin që kalojmë orë të tëra para pasqyrës dhe kjo me të vërtetë është një hapësirë kohore -deri-diku terapeutike- ku përqendrohemi totalisht te vetja. Por ka disa vajza ose gra të cilat nuk e gjejnë kohën e mjaftueshme në ditën e tyre për t’u kujdesur për veten dhe përfundojnë duke hequr dorë totalisht. Ka dhe nga ato që marrin më shumë kohë se ç’duhet. Sado pak kohë të lirë të keni, duhet të krijoni një rutinë dhe për t’jua shkurtuar punën, kemi zgjedhur disa produkte shumë të lehta për t’u përdorur.
Lëkura
Lëkurës tuaj nuk duhet t’i mungojë kurrë pastrimi dhe hidratimi, çdo mëngjes dhe çdo darkë.
Larësi Active Pureness dhe kremi i linjës Hydramemory nga Comfort Zone janë perfektë për përdorim të përditshëm, pasi e mbajnë lëkurën të hidratuar dhe të mbrojtur nga faktorët e mjedisit.
Për trupin gjithashtu duhet të kujdeseni për të gjetur një hidratues të mirë, në mënyrë që të evitoni tharjen e lëkurës dhe probleme të tjera që rrjedhin nga dehidratimi.
Linja Tranquillity nga Comfort Zone ofron një krem trupi i cili përveçse hidraton, përban një miksim aromash qetësuese.
Makeup
Lapsat ÇC nga Gosh Copenhagen janë një produkt multifunksional, ato mund të përdoren si korrektor, ose si produkte konturimi dhe highlight-i. Pjesa me e bukur: kanë një formulë të butë, kështu që kur jeni me vonesë mund t’i përhapni me gishta.
Buzëkuqët e lëngshëm, që kthehen në mat nga Gosh Copenhagen, janë gjithashtu perfektë, pasi ata nuk fshihen lehtë dhe kjo do të thotë që nuk kanë nevojë për riaplikim gjatë ditës. Zgjidhni të preferuarën tuaj midis larmishmërisë të ngjyrave që kjo kompani ofron.
Flokët
Nëse nuk keni shumë kohë për t’ia dedikuar flokëve atëherë është mirë të përdorni një shampo thellësisht hidratuese, si Nourishing Shampoo nga Davines, pasi nje flok i hidratuar ka shkëlqim dhe duket bukur edhe pa u munduar shumë.
Një produkt tjetër që ju duhet është një krem për pas dushit, i cili nuk shpëlahet. I tillë është MOMO Hair Potion nga Davines, i cili zbut flokët dhe lehtëson krehjen ose stilimin.