Metropolitan > Art & Libra

‘Portreti’ i Michelle Obama-s bëhet padashur burim debatesh të mëdha!

Një pikturë murale me portretin e ish-zonjës së parë është realizuar në një lagje të Çikagos, aty ku bashkëshortja e Obama-s ka kaluar fëmijërinë e saj. Në pamje të parë, e gjitha kjo duket thjesht si një projekt i padëmshëm, por që në të vërtetë ka shkaktuar shumë polemika dhe kësaj here jo për arsye politike, siç ndodh zakonisht.

Piktura gjigande, e cila është bërë nga artisti i quajtur Chris Devins, ka ngjallur debate të ashpra tek të gjithë ata që e kanë parë, pasi njerëzit e akuzojnë atë se ka kopjuar një studente të artit, që një vit më parë kishte postuar një portret pothuajse identik në Instagramin e saj.

Mijëra akuza janë ngritur drejt tij se ka vjedhur punën e dikujt tjetër. Por në një intervistë për CNN, autori i veprës ka kundërshtuar duke thënë se ai nuk e njihte fare vajzën, deri para një jave, kur nëpërmjet Instagram-it e njoftuan për ngjashmërinë e pikturës.

Ndërkohë vetë vajza ka reaguar rreth kësaj, duke sqaruar se ka kontaktuar vetë me të dhe kanë rënë dakord ta zgjidhin gjithë këtë në mënyrë profesionale. “Dua që të gjithë të tregohen më pozitivë kundrejt tij, nuk ka pse të shpërndajmë urrejtje në asnjë lloj forme.”-ka thënë studentja pas reagimeve kryqëzuese që i janë bërë artistit. Muralja me portretin e Michelle Obama-s në një nga shkollat fillore të vendit, simbolizon frymëzim dhe një model që gjithë vajzat dhe gratë duhet ta ndjekin.

Artikuj të ngjashëm

. .