Nuk para reagon, por edhe kur e bën, e fshin menjëherë. Pas publikimit të fotove të saj me bikini pa Photoshop, Kim Kardashian iu përgjigj ashpër kritikëve, që ishin kryefjala e mediave gjatë ditëve të fundit.
“The Sun” shkruan se ylli i internetit theu heshtjen duke postuar një status në Twitter, ku hakërrehej ndaj kritikëve nëpër rrjeteve sociale, duke sqaruar se është thjesht çështje këndi i fotos dhe duke ironizuar se do të bëjë foto me kënd të mirë, që atyre t’u pëlqejë përsëri.
“Po, kohët e fundit kam kuptuar se këndi i fotos mund të të shkatërrojë. Do të përpiqem më shumë që të bëj foto dhe video me ndriçim më të mirë. F*** you!”
Ky status, publikuar rreth orës 11:22 të paradites, u fshi më pas.
Fotot janë shkrepur gjatë pushimeve të saj me të motrën, Kourtney-n, për ditëlindjen e kësaj të fundit.
Të parat që u publikuan ishin ato të përpara dy ditëve, kur Kim-i kishte veshur një kostum plazhi Dior vintage. Këto shpërthyen kudo nëpër rrjetet sociale, duke marrë një numër të pallogaritshëm komentesh, shumë prej të cilave ishin kritika për celulitin dhe “mbipeshën”.
“Oh: “Po unë?” do të pyesni ju. Unë thjesht jam ulur këtu buzë detit me trupin tim të mrekullueshëm.”-shkroi Kim pardje në Twitter.