Larja e dhëmbëve nuk është procesi më interesant i ditës, por kujdesi për shëndetin e gojës, është shumë i rëndësishëm. Mjekët këshillojnë larjen 2 herë në ditë dhe shkuarjen te dentisti minimumi një herë në vit.
Pastrimi i dhëmbëve ndihmon në parandalimin e prishjes së tyre, heq ndjesinë e aromës së keqe, por jo vetëm kaq. Ja se çfarë ndodh nëse ju përpiqeni të shmangni procesin e larjes së dhëmbëve.
Demenca
Demenca është një sëmundje kronike mendore, e cila përfshin humbjen e kujtesës dhe çrregullimet e ndryshme mendore. Nga studimet e fundit, ka rezultuar se rreth 22% e të rriturve që nuk lanin dhëmbët, janë aktualisht më të riskuar ndaj saj. Këto statistika vijnë sepse njerëzit me higjienë më të mirë orale, kanë tendencën të kenë një stil jetesë më të shëndetshme në përgjithësi. Disa minuta më shumë në tualetin tuaj do t’ju ndihmonin gjithashtu për të ulur rrezikun ndaj humbjes së kujtesës.
Probleme kardiake
Shkenca ende nuk ka gjetur një lidhje mes kujdesit të varfër oral dhe çrregullimeve kardiake, por goja është një shteg paralajmërues. Edhe pse për këtë nevojiten ende kërkime të tjera, ekspertët sugjerojnë se ekziston një lidhje midis baktereve të dhëmbëve dhe arterieve.
Diabeti
Higjiena e varfër orale është një nga faktorët kryesorë që shkakton diabet, për shkak se ndikon në qëndrueshmërinë e insulinës.
Kanceri
Çamçakëzi dhe çrregullimet e tjera orale janë të lidhura me një lloj infeksioni (HPV), që në 80% të rasteve është përgjegjës për kancerin e fytit. Përveç duahnpirjes, moslarja e dhëmbëve është një faktor tjetër i pavarur që rrit rrezikun e kancerit.