Ditët e fundit, Kim Kardashian u ka hapur mediave derën e parajsës. Fotot e saj pa Photoshop bënë aq shumë bujë, saqë nuk flitej për gjë tjetër.
Edhe dje u publikuan të tjera foto, kurse sot Kim Kardashian shfaqet shumë në formë në fotot e reja të publikuara nga “Daily Mail”.
36-vjeçarja kishte veshur bikini bojëqielli me portokalli të Dior-it, që ia mbulonin të pasmet më shumë sesa ato të një dite më parë.
Fotot e saj të paedituara ngjallën edhe shumë kritika.
Megjithatë Kim Kardashian, mbretëresha e internetit, u përgjigjet gjithmonë me shpërfillje gjërave që shkruhen për të dhe ja ku është, përsëri Kim-i që njohim.