Nëse nuk besoni tek dashuria e vërtetë dhe fuqia e saj, atëherë duhet të mësoni historinë e Vjollcës dhe Emiljanos dhe të kuptoni që edhe filmat më romantikë që keni parë, nuk janë aq larg realitetit.
“Ishte dashuri me shikim të parë!”- rrëfen Emiljano dhe tregon më tej se Vjollcën-bashkëshortja e tij tashmë-e kishte parë për herë të parë tek shtëpia e hallës së saj.
“Unë e di se çfarë hoqa atë ditë me makina e me motora lart e poshtë për t’i tërhequr vëmendjen. Ajo as që e kthente kokën. Vetëm pas tre muajsh arrita që të flas me të.”- tregon ai. Ndërkohë Vjollca qesh nga dhoma e provës, ku po vesh për herë të parë fustanin e nusërisë, pasi u grimua nga artisti i makeup-it Dashamir Turku dhe Jetmira Dushi i stiloi flokët.
Ndodhemi në sallonin më të ri të nusërisë në Tiranë, tek “White Gallery”: Praktikisht një tjetër galeri arti për Tiranën, sepse ky sallon nuk ka fustane, por vepra të mirëfillta arti.
Dhe Vjollca ka zgjedhur një prej tyre, një kryevepër të markës prestigjioze izraelite Riki Dalal, që gjendet ekskluzivisht në “White Gallery”, e punuar tërësisht me dorë, me perla të çmuara e pëlhura luksoze.
Një mrekulli artizanale, ashtu si të gjithë fustanet e tjerë të nusërisë apo të mbrëmjes në këtë sallon që do t’i ngjallte dëshirën për t’u martuar edhe atyre që i druhen kësaj dite. Dhe është “White Gallery” që i bëri realitet ëndrrën Vjollcës për të pasur fustanin perfekt në ditën e saj të madhe.
Gjithçka nisi me konkursin në faqen në Facebook “Revista Anabel”, ku fituese u shpall historia e Vjollcës dhe Emiljanos, aq tronditëse dhe romantike njëherësh: e denjë për një skenar filmi.
“Kishim një vit të fejuar dhe një mëngjes, Emiljano u zgjua nga gjumi dhe nuk kujtonte asgjë. Nuk dinte më asgjë, as për veten e tij, as për mua e as për të tjerët. U tremba jashtë mase.” E nis kështu Vjollca këtë copëz rrëfimi të momentit më dramatik në jetën e çiftit, që siç thotë ajo dhe Emiljano, as mjekët nuk e shpjegojnë dot. Pra, një vit më parë, ai u zgjua nga gjumi dhe rifilloi jetën nga e para, me kujtime të krijuara nga ato ç’ka të tjerët i kanë treguar për të shkuarën e tij. Dhe për mrekulli, nga e para rifilloi edhe dashuria e tij për Vjollcën, falë përkushtimit dhe këmbënguljes së saj për t’i qëndruar pranë.
“Nuk dija emrin tim, nuk njihja prindërit, nuk njihja shtëpinë time. Di vetëm çfarë më ka treguar Vjollca dhe si më ka qëndruar pranë.”-rrëfeu me lot në sy Emiljano, i dashuruar për së dyti me vajzën që i rrëmbeu zemrën që me shikimin e parë, e ndoshta edhe të dytin në momentin e zgjimit.
Por sot, një vit më vonë, drama e tyre i ka lënë vendin një historie të mrekullueshme dashurie, që kurorëzohet në momentin më të bukur për të dy ata. Vjollca është në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe emocionet lexohen qartë në fytyrat e të dyve, veçanërisht tek Emiljano, i cili mbeti pa fjalë kur Vjollca doli nga dhoma e provës, e shndërruar në një princeshë.
Dhe kështu pasi pozojnë për disa foto, çifti i historisë së pabesueshme largohet nga i lumtur nga “White Gallery”, vendi që po realizon ëndrrat e nuseve shqiptare, për të qenë të paharrueshme në ditën e tyre të madhe.
Sallonin e nusërisë "White Gallery" e gjeni në rrugën "Ibrahim Rugova", në hyrje të ish-Bllokut.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.