Megan Gale, modelja australiane që vodhi zemrat e shqiptarëve në fillim të viteve 2000, falë pjesëmarrjes në disa filma italianë, është në pritje të ëmbël për të dytën herë. Bukuroshja njoftoi fansat për lajmin e gëzueshëm nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shfaqi barkun e rrumbullakosur. “Do të bëjmë stërvitje lepurushi i vogël?”- shkroi 41-vjeçarja në përshkrimin e fotos.
Kjo e re e bukur vjen pas një periudhe dramatike në jetën e Gale. Rreth një vit më parë ajo pësoi një abort, ngjarje që e ka trishtuar shumë, siç tha ajo në një intervistë pak muaj më parë.
Modelja e famshme dhe i dashuri i saj, sportisti Shaun Hampson, kanë një djalë 3-vjeçar së bashku, i cili quhet River.
Burimi: Corriere.it