Sa mirë që emri i fillon me K, përndryshe do ta kishte pak të vështirë të bëhej pjesë e familjes më të famshme në botë!
Të premten, këngëtarja e famshme, Katy Perry, iu bashkua zyrtarisht familjes Kardashian pas postimit të një fotografie në profilin e saj në Instagram. Fotoja shoqërohej me shënimin: “Katy Kardashian” dhe këngëtarja jo vetëm që kishte etiketuar të gjithë familjen Kardashian, por edhe ishte veshur identik siç do vishej një anëtare e familjes.
Katy mbante një palë rroba banje rozë dhe material latex, njësoj si ato që ka qejf Kim. Ndërsa, flokët i kishte stiluar me dy gërsheta në të njëjtën ngjyrë dhe stil si ato që ka qejf Khloe Kardashian. Nuk e dimë se çfarë qëllimi ka Katy, por s’na duket pikërisht 'tipi Kardashian’!