Për shumë njerëz, interneti në telefon është bërë i domosdoshëm sa energjia elektrike. Kur vijnë ato sms-të: “Ju i keni konsumuar të gjithë Gigabajtët e vlefshëm” pason një ndjenjë përhumbjeje.
Por Instagram-i, i miri Instagram, më në fund po bën të mundur hapjen dhe lundrimin në këtë aplikacion edhe kur jeni pa internet. Ju mund të hapni Instagram-in, të përdorni opsionin “search” si edhe të bëjnë “unlike” (të heqësh pëlqimin) apo “unfollow” (nuk e ndjek më).
Sigurisht që ka edhe një kleçkë, përndryshe të gjithë do të fillonin ta përdornin Instagram-in pa internet dhe nuk do ta rimbushnin kurrë më telefonin. Tek “search” do të mund të shikoni vetëm ato foto dhe profile ku keni hyrë përpara. Sa për “unlike” dhe “unfollow”, ato do të hyjnë në veprim sapo të hyni në një zonë ku ka internet.
Ah, po, edhe diçka. Ju besnikët e iPhone-it mos gëzoni kot sepse versioni i ri i Instagram-it i përdorshëm edhe pa internet, është i vlefshëm akoma vetëm për telefonët Android. Mburruni tani po deshët!
Burimi: “Elitedaily”