Julka Gramo bëri dje urimin më të bukur për ditëlindjen e bashkëshortit, producentit Andy Gramm. Sepse dhuratën ia ka bërë me kohë, dhe është më e bukura që dikush mund të ketë.
Ajo postoi në Instagram foton ku shfaqet e ulur mbi një puf teksa hap kutitë e “dhuratave” për të shoqin. Janë dy: Ian dhe Gregu, dy vogëlushët e tyre.
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime e përjetshme, zoti Andy Gramm!”, shkruan Julka, “Këtë vit të bëra dhuratë me ato që m’u ndodhën. Të dua!”
Ata kanë më shumë se 15 vite bashkë. Në 2011-ën erdhi në jetë Ian-i, djali i madh dhe katër vjet më vonë, në shtator të 2015-ës, lindi Gregu.