Eva Longoria do që të gjithë ta mësojnë se nuk do t'ia kursente kurrë vetes një ushqim jo dhe aq të shëndetshëm kur është me pushime edhe pse të gjithë mund të mendojnë se është shtatzënë.
Ylli 42-vjeçar u detyrua të bëjë një postim në Snapchat-in e saj, ku mohonte zërat që prej ditësh flasin për një shtatzëni të mundshme të aktores. Një thashethem i tillë u përhap kudo pas fotove të aktores gjatë pushimeve në Hawaii.
"Pashë sot disa foto të miat ku dukesh kaq e fryrë. Duhet t’ju them të gjithëve se gjithçka kam bërë është ngrënia e djathit. Ky është lajmi më i ri.” Në këtë mënyrë iu është drejtuar Longoria ndjekësve të saj, shoqëruar me një buzëqeshje. Fotot e publikuara të hënën bënë xhiron në rrjetet social dhe të gjithë mund të betoheshin se ylli i “Desperate Housewives” ishte në pritje të ëmbël, bashkë me bashkëshortin e saj Jose Baston.
“Të gjithë thonë se jam shtatzënë por jo, thjesht jam intolerante ndaj laktozës. Kjo është bërë kaq e madhe, saqë familja ime nuk rresht së më telefonuari. Prandaj po ju them të gjithëve që nuk ka asgjë tjetër, përveçse shumë djath në stomakun tim.”-përfundon ajo.
Pas gjithë këtyre detajeve që aktorja është detyruar të japë, ajo ka pohuar se të ndihesh e fryrë është krejt normale dhe nuk ka asnjë lloj kompleksi në lidhje me këtë.
Burimi:'Daily Mail'