Fashion > Fashion News

Balenciaga e shiti një çantë 99 centëshe për 2000$ dhe jo, nuk bëri magji!

Kësaj i thonë 'të bësh biznes!'

Shtëpia e modës Balenciaga ka publikuar së fundmi krijimin e saj të ri që se ku e kemi parë!

Bëhet fjalë për një çantë blu të madhe që ngjan me çantën tipike të kompanisë së famshme Ikea. Kanë të dyja të njëjtën ngjyrë, thuajse të njëjtën madhësi dhe formë identike. Çanta e Ikeas ka gjithashtu një shirit neoni të verdhë, por ai që i dallon vërtet është diçka tjetër: çmimi!

Nëse çanta që njerëzit përdorin për të blerë tek Ikea kushton 99 cent, Balenciaga e shet versionin e saj për 2145 euro. Një gjë e tillë nuk u ka shpëtuar përdoruesve të internetit, të cilët e kanë shfrytëzuar për të bërë shaka.

Strategjia e rikrijimit të veshjeve apo aksesorëve të lirë nga ana e markave të famshme është diçka që aplikohet prej kohësh. Vetements është shembulli më i mirë që ndjek këtë strategji. Kompania me bazë në Paris rikrijon dhe ridizenjon bluza dhe veshje të tjera të lira për një çmim më të lartë.

Përsa i përket Balenciaga-s, nuk është dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare. Megjithatë, nga ana tjetër, Ikea nuk e vret aspak mendjen: “Ndihemi shumë të  vlerësuar që çanta e Balaenciaga-s ngjan me çantën tonë blu që kushton vetëm 99 cent. Asgjë nuk e mund entuziazmin që vjen bashkë me një çantë të tillë!”

Burimi: CNN

Artikuj të ngjashëm