Çfarë po ndodh rreth nesh > Bota

I akuzuar për pedofili, futbollisti nuk pendohet: 'Duhet ta përdhunoja!'

Një nga ish-yjet e futbollit anglez, Adam Johnson, qëndron i burgosur që prej 1 viti për shkak të skandalit seksual me një nga fanset e tij. I dënuar me 6 vite burg, duket se 29-vjeçari nuk pendohet aspak për abuzimin e kryer ndaj të miturës.

Lojtari i Premier League-s është kapur nga kamerat teksa bisedonte bashkë me të burgosurit e tjerë. Tek diskutonin rastin e tij, Johnson, i cili është gjithashtu baba i një vajze, në një moment është shprehur se jo vetëm nuk ndihet fajtor për aktin, por është penduar që nuk e ka përdhunuar 15- vjeçaren duke qenë se sipas tij, e dënuan padrejtësisht me 6 vite burg.

Në video shihet që ish-futbollisti i Manchester City-it, ankohet për trajtimin e ashpër që i bëjnë në burg dhe për dënimin e gjatë që i kanë dhënë, pa menduar aspak se është njeri publik. Videoja është bërë menjëherë virale në internet. Sipas “The Sun” ai është shprehur se njeh të tjerë persona në ato ambiente, të cilët kanë përdhunuar vajza 12-vjeçare dhe kanë marrë gjysmën e dënimit. Ndër të tjera, ai u ka rrëfyer shokëve të qelisë se ditët e tij të arta në futbollin e Anglisë kanë përfunduar, pasi askush nuk do t’i japë një shans të dytë pas kësaj.

Edhe nëse më parë autoritetet kanë menduar për një ulje dënimi për të pas videos, shanset janë të pakta. Përveç akteve të pedofilisë me 15-vjeçaren, një tjetër akuzë që rëndon mbi të është posedimi i pornografisë ekstreme. Por as këto nuk mjaftojnë që ai të pendohet. Futbollisti pohon vazhdimisht se fakti që e ka lënë vajzën me pasoja psikologjike e bën atë të ndihet mirë.

Artikuj të ngjashëm

. .