Metropolitan > Shkencë

NASA publikon fotot e asteroidit gjigand për të gjithë ata që nuk e besuan

Shkëmbi hapësinor është më i madhi që i afrohet Tokës!

Imazh ilustrues.

Një super asteroid po i vjen vërdallë Tokës këto ditë, madje NASA ka publikuar imazhet që  e vërtetojnë këtë gjë.

Shkëmbi hapësinor, i njohur me emrin JO25, pritej t’i afrohej Tokës të mërkurën. Me këtë rast, shkencëtarët arritën të fiksonin pamjet e tij teksa rrotullohej çdo 5 orë. “Edhe pse nuk ka asnjë mundësi që asteroidi të përplaset me planetin tokë, ai sigurisht që do afrohet shumë.”-deklaroi Agjensia Hapësinore.

JO25 një ditë para se të afrohej në distancën më të shkurtër me Tokën.

Për çfarë madhësie bëhet fjalë?

Masat tregojnë që ai ka një sipërfaqe prej 650 metrash, gjatësi 613 metra, që është pak a shumë sa gjashtë fusha futbolli. Shkëmbi do të vijë në një largësi prej 1.8 milion kilometrash, që është pak a shumë një distancë sa 4.6-fishi i asaj të Hënës. 

Edhe pse planetit tonë i afrohen çdo vit asteroidë të madhësive të ndryshme, ky është asteroidi më i madh në 13 vitet e fundit. Ai gjithashtu ka një sipërfaqe reflektuese, gjë që e bën të thjeshtë për shkencëtarët që të fiksojnë imazhet.

Fillimisht, JO25 u zbulua nga astronautët në vitin 2014 dhe ky është takimi më i afërt me Tokën në këto 400 vitet e fundit. NASA deklaroi se teleskopët në të gjithë botën do të jenë të gatshëm ta fotografojnë sot në mbrëmje.

Burimi: CNN

Artikuj të ngjashëm