Çfarë po ndodh rreth nesh > Bota

Tragjedia në Paris: Fajtor është prapë ISIS!

Ditën e djeshme Parisi u trondit sërish nga një tjetër sulm me armë zjarri, ku humbi jetën një oficer policie. Autori, duket se nuk është i panjohur për autoritetet franceze. Media lokale ka bërë me dije se 39 vjeçari njihej si një nga aktivistët më potencial të grupit terrorist dhe prej kohësh mbahej nën vëzhgim nga policia e vendit.

I dyshuari kryesor, i cili u vra menjëherë nga forcat e policisë, ishte me kombësi franceze dhe teksa merrej në pyetje pak kohë më parë nga hetuesit, papritur ai ka rrëmbyer armën e njërit nga policëve që ndodheshin aty dhe ka qëlluar mbi të 3 herë. Sipas CNN, hetuesit franceze janë të bindur që ky ishte një tjetër sulm terrorist, bazuar në aktet e tij të mëparshme.

Ndërkohë, Shteti Islamik, (ISIS) ka marrë përgjegjësinë ndaj sulmit. Pak pas krimit, nëpërmjet organit të saj të propagandës, agjensisë “Amaq”, ISIS ka thënë se sulmi në Paris është kryer nga një pjestar  i tyre.

Prokurori i Parisit, Francois Molins ka deklaruar se do të bëjë me dije identitetin e autorit, mbrëmjen e së premtes në një konferencë për shtyp. Zyrtarisht, ngjarja e djeshme nuk është shpallur si një sulm terrorist dhe forcat e antiterrorit janë ende duke hetuar. E ndërsa presidenti i Francës, François Hollande në reagimin e tij duket se është i bindur që pas kësaj qendrojnë ekstremistët.

“Jemi të bindur se pas këtij sulmi qendrojnë terroristët,” është shprehur ai. Ndërkohë, kreu i vendit ka urdhëruar një mbledhje urgjente të Këshillit të Mrojtjes për mëngjesin e sotëm.

Artikuj të ngjashëm