Anabel > Showbiz dhe TV

Lidhjet e BB9 me BB8: Banorët e rinj u kthejnë famën banorëve të vjetër

Çfarë ndodh brenda “Big Brother” mbetet brenda Big Brother. Sepse jashtë banorët kanë histori të tjera, ku përfshihen edhe ish-konkurrentët e këtij reality show.

Ndoshta nuk përbën ndonjë çudi në një vend kaq të vogël sa ky i yni, por këtë vit banorët dhe mediat duken të vendosur të tregojnë se çdo edicion i “Big Brother” është vazhdimi i një telenovele. Më shumë se kurrë, emrat e banorëve të BB9 po ngatërrohen me ata të edicioneve të kaluara, duke i sjellë ata përsëri në vëmendje.

Lajmi i kësaj jave ishte marrëdhënia e Gertës, e cila doli dy javë më parë nga shtëpia, me Veseli Kurtishajn, fituesin e Big Brother 8.

Siç e kërkon formula, brenda Gerta krijoi çift me Denisin dhe u larguan prej aty bashkë. Megjithatë, me të dalë Gerta dhe Veseli nisën të postojnë foto bashkë në Instagram, duke vënë ikona zemrash.

 

🙊🤗😍

A post shared by Gerta Big Brother 9 (@gertashino) on

Por më parë u përfol për një lidhje të shkuar mes Veselit dhe banores tjetër të këtij Big Brother-i, Sidritës. Ai tregoi për “Bluetooth” se e njeh prej kohësh Sidritën. Mediat aluduan se mes tyre ka pasur diçka.

Megjithatë këtë javë Sidrita nxorri në skenë një tjetër ish-banor të edicionit të shkuar, Diedonin. Një foto e tyre bashkë u bë përsëri ushqim për median, dhe si përfundim Diedoni dha një intervistë ku pranoi se ka pasur një lidhje mes tyre gjatë verës së 2016-ës, por përfundoi dhe tani janë miq. Sot, u publikua një tjetër intervistë e tij lidhur me çështjen.

Një tjetër lidhje mes një banori të BB9 dhe një ish-banoreje të edicionit të kaluar është aluduar, por ka mbetur pa konfirmim. Mediat publikuan disa foto ku shfaqen bashkë Ervini, i dashuri i Sidritës brenda shtëpisë, dhe ish-konkurrentja Xhensila Pere. Përsëri u aludua për një lidhje mes tyre.

Kjo lidhje BB9- BB8 duket e pashpjegueshme: Ose janë frymëzuar nga ish-ët e tyre, ose ata që hyjnë në Big Brother janë pjesë e një shoqërie të madhe që e bashkon dëshira për të qenë në televizion.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Artikuj të ngjashëm